Ardhja e Nisma për Kosovën, ka ngritur nivelin e opozitës u tha sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të kësaj partie.
Kryetari i Nisma-së, Fatmir Limaj tha se me ardhjen e partisë së tyre është nxjerrë një alternative që nuk humb kohë me gjera të kota.
“Ideja është qe të gjithë zyrtarët që kanë marrë detyra, duhet të fokusohen në kryerjen e këtyre detyrave duke dhënë shembullin e qeverisjes, për shërbimin e mirë ndaj qytetarëve. Kemi nxjerr një alternative politike e cila nuk humb kohe në gjërat e kota dhe të dëmshme për qytetarin, parti e cila ndërton muret e bashkëpunimit. Koha është që këtë ta tregojmë me vepra konkrete. Njerëzit kanë besuar, na kanë votuar, ne kemi marr detyrat dhe duhet të punojmë. Ju nuk duhet të dalloheni nga zhurmat, ndryshimi jon do të jetë nga veprat e mbara dhe të mira, sepse kjo duhet të jetë diferenca nga të tjerët”, tha ai.
Ai foli edhe për dialogun me Serbin dhe Demarkacionin me Malin e Zi.
“Ne jemi për të vazhduar dialogun me Serbin, por duam një dialog ndryshe, ai dialog duhet të ndërtohet. Nuk ka dialog, dhe nuk e mbështesim dialogun pa e pas një platforme politike në kuvend. Ai dialog është përdorur për interesa individuale. Me atë dialog duhet të thirren personalitetet e këtij vendi, duhet të angazhojmë personalitet qe dinë mi mbrojt interesat e vendit të tyre. Kemi parë që deri me tani nuk ka pasur rezultate nga ai dialog. Unë ftoj personalitete që të përgatitin atë platformë në mënyrë që të dihet se çka duhet të bisedohen me Serbinë”.
“Kosova me vetëdëshirë ka propozuar që Demarkacioni të jetë kusht për vizat. Sepse njerëzit e papërgjegjshëm e kanë bërë këtë. Qëndrimi jonë dihet. Qeveria e Kosovës nuk mjafton me thanë që e kam dërguar në parlament. Qeveria e Kosovës duhet të gjejë zgjidhje me Republikën e Malit të Zi në mënyrë që të mos dëmtohen asnjëra”, tha ai.
Kryetari i Këshillit Kombëtarë Jakup Krasniqi tha se me ardhjen e Nisma-së për Kosovën, opozita është bërë me fortë.
“Jemi të vetëdijshëm që rrugëtimi nuk është i lehtë, dhe ne kemi arritur sukses dhe kjo ka ardhur në saje të vendimeve të arritura pas debateve të shumta. Në këtë rrugëtim asnjëherë nuk kemi hezituar të marrim vendim në interes të qytetarëve dhe vendit. Drejtuesit e Nismës Social Demokrate e kanë sjell frymën e përgjegjësisë politike, frymë kjo që e dallon nga partitë tjera. Kemi sjell një kulturë e komunikim ndryshe nga partitë në vend. Partitë tjera i shohim si kundërshtar por jo si armiq. Në një shtet e një komb ka dallime mund të ketë edhe kundërshtime por ato duhet të trajtohen me kulturë. Nisma me iniciativën e saj ka qenë iniciatorja kryesore e formimit të opozitës së mirëfilltë në Kosovë”, tha ai.
Sekretari i përgjithshëm Bilall Sherifi në analizën e punës së Nisma-së “Zgjedhjet e përgjithshme dhe zgjedhjet lokale” gjatë fjalës së tij rikujtoi premtimet e partisë nga fushata e fundit dhe bëri thirrje nga bartësit e detyrave që ato premtime të realizohen.
“Të gjithë që jemi këtu, kemi detyrime ndaj dhjetëra mijëra anëtarëve. Si rezultat i angazhimeve, në dy palë zgjedhjet, Nisma përfaqësohet nga 6 deputet. Kemi tri ministri. Në dy palë zgjedhjet ne patëm premtuar që do të angazhohemi në realizimin e programi. Premtimet tona ishin që çdo familje që është në asistencë sociale do të ketë së paku një të punësuar. Patëm premtuar se do të zbatohet politika jonë për mbështetjen e prodhuesve vendor. Unë nuk do te flas se deri ku do të arritëm por në fund do të flasin ministrat përgjegjës. Koha e fjalëve ka kaluar, tash është koha e veprimit”, tha ai.