Kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po merr pjesë në Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se kohën duhet të shfrytëzojmë për veprime konkrete pasi sipas tij është koha për dinamik të punës, raporton Ekonomia Online.
Kryeministri vlerësoi se Qeveria është duke punuar maksimalisht me partnerët nga bizneset në përshpejtimin e proceseve dhe avancimin e programit legjislativ, i cili do të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe bizneseve vendore.
“Kjo përbërje mund të identifikojë të gjitha veprimet qeverisëse qofshin që janë pjesë e legjislacionit ekzistues apo që mungon, qofshin veprime që kanë të bëjnë direkt me të bërit biznes në vend, me zhvillimin ekonomik, mundësinë që sipërmarrësit në Kosovë të ecin përpara”, tha kryeministri Haradinaj.
Haradinaj po ashtu tha se duhet punë konkrete, afate dhe qasje pragmatike për përafrimin e legjislacionit me direktivat e BE-së, në mënyrë që bizneset kosovare të jenë konkurruese në tregjet rajonale dhe më gjerë.
Më tej, kryeministri Haradinaj tha se pas marrëveshjes për investim në energji që kap shifrën 1 miliard e 300 milionë euro, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim.
Ndërsa, Bajram Hasani ministër i Tregtisë dhe Industrisë ka thënë qellmi i këtij këshillë është dialogu i sektorit publiko privat.
“Me votimin e Qeverisë së re ne iu kemi futur punës, me një qasje të re ku kemi dërguar ligje në kuvend dhe Qeveri”, ka thënë Hasani.