Mbahet Konferenca gjithëditore, “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”

Prishtinë | 26 Nën 2024 | 08:04 | Nga Ekonomia Online

Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, në Kosovë dhe sot gjatë ditës do të mbahen disa aktivitete, raporton Ekonomia Online.

Nën organizimin e Ministrisë së Drejtësisë dhe Koordinatores Nacionale Kundër Dhunës në Familje dhe Dhunës me Bazë Gjinore, mbahet Konferenca gjithëditore “Të Bashkuar Kundër Dhunës – Mjaft!”.

Pjesëmarrës në këtë konferencë që do të nis nga ora 09:30 janë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zv.kryeministrja dhe  ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Ndërsa, ngjarja do të zhvillohet në ish objektin e Rilindjes.

Të ngjashme