Mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të Drenasit: Të mos pengohet vijimi i mësimit në shkollat amë

Prishtinë | 13 Sht 2018 | 16:27 | Nga

Të enjten është mbajtur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës e thirrur nga 12 anëtarë të Kuvendit për të diskutuar rreth fuzionimit të paraleleve në Abri, Gjergjicë dhe Godanc.

Të pranishëm ne këtë mbledhje të jashtëzakonshme ishin, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, drejtor të drejtorive komunale, anëtarët e Kuvendit Komunal, përfaqësues të mediave dhe monitorues nga organizata KDI.

Fillimisht, kryetari i Komunës, Ramiz  Lladrovci ka kërkuar nga të gjitha subjektet politike të përfaqësuara në Kuvend ta miratojnë këtë rend dite, ne mënyrë që të zhvillohet debat konstruktiv rreth çështjes së thirrur për këtë seancë.

Kryesuesi i Kuvendit, ka hedhur ne votim pikën e rendit të ditës dhe nga të gjithë anëtarët pjesëmarrës ne këtë mbledhje e kanë votuar rendin e ditës.

Pas miratimit të pikës për rend dite – mbyllja e shkollave në Abri, Gjergjicë dhe Godanc, është zhvilluar një debat nga ana e anëtarëve të Kuvendit, ku secili anëtar i Kuvendit ka pas të drejtën e debatit më shumë se 10 minuta. Anëtarët e Grupit Parlamentar të PDK-së, kanë përkrahur fuzionimin e këtyre shkollave, pas arsyetimit nga ana e kryetarit Lladrovci se secili veprim ka qenë i harmonizuar me Ligjet e aplikueshme ne Kosovë. Ndërsa pjesa me e madhe opozitare gjatë debatit e kanë kundërshtuar veprimin e ekzekutivit dhe kanë kërkuar rihapjen e paraleleve të ndara.

Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, gjatë fjalimit të tij ne foltoren e Kuvendit, edhe një herë ka kërkuar nga prindërit që të mos e pengojnë procesin mësimor, por t’i lejojnë fëmijët e tyre ne shkollat amë, pasi që Komuna i ka siguruar edhe transportin për vijueshmërinë e nxënësve.

Pas përfundimit të seancës, kryetari Lladrovci dhe kryesuesi i Kuvendit Labinot Halilaj, kanë takuar edhe disa nga prindërit e nxënësve të ish-shkollës në lagjen Muliqi në Abri.

Ne këtë takim, prindërit kanë kërkuar edhe një herë rihapjen e paraleles ne këtë lagje, por kryetari Lladrovci ka sqaruar të pranishmit se fuzionomi i paraleleve nga shkolla amë, ka qenë i harmonizuar me dispozitat ligjore dhe ka kërkuar nga prindërit mos te pengojnë, por të lejojnë fëmijët e tyre për të vijuar mësimin, sepse Komuna sipas Ligjit i ka siguruar transportin. Një pjesë e prindërve, janë deklaruar kategorisht se nuk pranojnë t’i qojnë ne shkollën amë fëmijët e tyre dhe të ju behët transporti i tyre.

Të ngjashme