Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Afrim Dina, është mbajtur sot mbledhja e katërt e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit, në mbledhje kanë marrë pjesë: kryetari i Komunës Smajl Latifi, anëtarët e Kuvendit Komunal, drejtorët e drejtorive komunale.
Për shkak të pandemisë COVID 19, kjo mbledhje nuk është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, por është mbajtur në sallën e shtëpisë së kulturës “Mensur Zyberaj”, në Rahovec dhe se gjatë mbledhjes, distanca ka qenë ashtu siç edhe kërkohet nga institucionet relevante.
Në fillim të mbledhjes kryetari i Komunës, Smajl Latifi u ka dhënë një informatë kuvendarëve mbi gjendjen e pandemisë COVID 19 për Komunën e Rahovecit, duke thënë se situata me pandeminë COVID 19 në komunë është nën kontroll dhe se burim i infeksionit të qytetarëve tanë ka qenë Spitali i Prizrenit saktësisht reparti i Hemodializës.
“Siç edhe e dini Komuna jonë, ka 40 pacient në dializë dhe nga aty është shpërndarë tek infermierët e më pas edhe tek familjarët e infermierëve. Deri më tani sipas hartës së Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kemi 20 qytetarë të infektuar me COVID 19 si rast kontakti. Gjatë kësaj kohe, kemi bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për shumë familje në nevojë dhe mund t’ju them se të gjitha pakot e shpërndara nga Qendra për Punë Sociale, janë si donacion nga bizneset dhe qytetarë të komunës sonë për këtë edhe dua t’i falënderoj të gjithë ata që kanë dhënë këto donacione për familjet në nevojë”, ka thënë kryetari Latifi.
Në këtë mbledhje janë marrë këto Vendime: Vendimi për bartjen e të hyrave Vetanake të vitit 2018-2019 në vitin 2020, Vendimi i kryetarit të komunës, për dhënien e pronës së paluajtshme komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave juridik P-02279/0, 02280/0, dhe 02281/0 dhe Vendimi për caktimin e tarifës për deponimin e mbeturinave nga ndërtimi dhe demolomi i objekteve ndërtimore, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/vendimet/, mund t’i gjeni të gjitha vendimet që i merre Kuvendi Komunal.
Gjithashtu në këtë mbledhje janë shqyrtuar edhe këto dokumente: Raporti financiar Janar-Mars 2020, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/04/Raporti-Financiar-Janar-Mars-2020-1.pdf mund të gjeni raportin dhe Informata mbi mbikëqyrjen e zbatimit të Planit të Veprimit kundër Korrupsionit 2018-2021, një informatë e tillë është bërë për herë të parë, në këtë vegëz: https://kk.rks-gov.net/rahovec/wp-content/uploads/sites/23/2020/04/INFORMATE-per-mbikeqyrjen-e-zbatimit-te-planit-te-veprimit-kunder-korrupsion-2019.pdf , mund ta gjeni Informatën.
Në vegëzën: https://kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/ , mund të gjeni procesverbalet e mbledhjeve të kaluara të kuvendit komunal.
Zyra për Informim