Mbahet mbledhja e parë e Bordit të Përkohshëm të Drejtorëve në KRU “Gjakova”

Prishtinë | 11 Jan 2021 | 13:48 | Nga Ekonomia Online

Me prezencën e Kryeshefit Ekzekutiv z.Ismet Ahmeti si dhe menaxhmentit të lartë të Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, u zhvillua mbledhja e parë e Bordit të Drejtorëve në përbërje të;

1.Burim Shala-Drejtor, kryesues.

2.Mirsad Duraku-anëtar,

3.Vilson Dura-anëtar,

4.Gardalin Shtavica-anëtar.

Emërimi i Bordit të Drejtorëve është bërë pas skadimit të mandatit të anëtarëve të Bordit të Përkohshëm të kësaj ndërmarrje, në përputhje me legjislacionin në fuqi për ndërmarrjet publike.

Bordi i Përkohshëm i Drejtorëve i emruar në Ndërmarrjen Publike Qëndrore , KRU “Gjakova” SH.A,  shërben në cilësinë e Bordit të Drejtorëve me mandat sipas nenit 43, paragrafi 4 të Ligjit Nr.03\L-087 për Ndërmarrjet Publike.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme