Komiteti për Politikë dhe Financa i Komunës së Rahovecit, sot ka mbajtur mbledhjen e shtatë të rregullt për vitin 2020, në të cilën janë miratuar të gjitha pikat e rendit të ditës dhe kalimin e tyre për shqyrtim në mbledhjen e radhës së Kuvendit të Komunës së Rahovecit.
Pas diskutimeve nga anëtarët e KPF-së për mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal janë rekomanduar këto pika: Shqyrtimi i Raportit të Punës të Kryetarit të Komunës, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor 2020; Shqyrtimi i Raportit nga Drejtoria për Buxhet dhe Financa, për periudhën gjashtë mujore janar qershor 2020; Shqyrtimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme personave fizik dhe juridik në shfrytëzim afatgjatë; Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pëlqimit për këmbim të pronës publike komunale P-04381-0; Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozim vendimit të Kryetarit të Komunës për dhënien e pronës së paluajtshme personave fizik dhe juridik në shfrytëzim afatshkurtër; Raport nga DKA-ja rreth përfundimit të vitit mësimor 2019/2020 Informatë nga DSHPS-ja, për periudhën gjashtë mujore janar-qershor -2020; Informatë mbi implementimin e Planit për Investime në Hapësirat e Hapura Publike në Komunën e Rahovecit dhe Informatë nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.