Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt mesha dhe krezmimi me rastin e vizitës së sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, raporton Ekonomia Online.
Meshën e hapi Ipeshkëvi i Kosovës, Dodë Gjergji i cili bëri lutjet e drekës duke u lutur që Zoti të ketë mëshirë ndaj njerëzimit dhe të iu falë mëkatet atyre.
Pas meshës bëhet pritja solemne për nder të sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, i cili po qëndron për një vizitë në Kosovë.
Në këtë meshë po marrin pjesë kryeparlamentari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, zv.kryeministri Enver Hoxhaj dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Anton Çuni.
“Kam nderin dhe kënaqësinë të iu sjell përshëndetjen e Shën Papa Franceskut. Kosova nuk e ka humbur vetëdijen që është pjesë edhe pse e vogël e kishës së madhe të përgjithshme”, tha Parolin.
“Angazhohuni që të jeni ndërtues të bashkimit në dallime. Të jemi zejtarë të paqes gjithmonë dhe me të gjithë”, shtoi Parolin.