Ipeshkvia e Kosovës për Festën e Shën Nënë Terezës 2018 ka mbajtur meshë. Don Lush Gjergji nga Ipeshkvia e Kosovës, tha se askush si Nëna Terezë dëshmoi se dashuria për çdo këndë është e shenjtë.
Sipas tij, fatkeqësisht jeta nuk çmohet, prandaj duhet të merret shembull jeta e saj, raporton Ekonomia Online.
“Sot ne kremtojmë për një zemër të madhe që përqafoi tërë botën. Jo vetëm botën e rëndomtë, por edhe botën e shëmtuar. Kjo zemër e madhe e Shën Nënës Terezë dëshmoi dashurin universale”.
“Asnjë personalitet në historinë e njerëzimit nuk ka dëshmuar dashurin mbi çdo kënd. Zoti nuk kërkon diçka për sy e faqe, porosia e tij është e mira e jonë dhe këtë e pranoi Nëna Terezë”.
“Kur Zoti dhe njeriu janë bashkë atëherë është domethënëse jeta jonë. Nëna Terezë është shënjetersha e dashurisë. Sot fatkeqësisht jeta nuk çmohet, prandaj duhet të merret shembull jeta e saj”.
Ipeshkvia e Kosovës nga sot deri më 4 shtator do të mbaj aktivitete të ndryshme në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Ipeshkvisë, sivjet, në mënyrë të veçantë do të kujtohet 1-vjetori i shugurimit të Katedrales dhe 90-vjetorin e nisjes së Gonxhe Bojaxhiut – Shën Nënë Terezës për misione në Kalkuta të Indisë.
Përveç meshave dhe ligjëratave për jetën e Nënë Terezës, do të ketë edhe shpërndarja e ushqimit për të varfër dhe aktivitete me fëmijë.