Nxënësit nga klasa e 6-të deri në të 12-tën, do të kenë mundësi t’i paraqesin punimet e tyre shkencore në lëndët, Kimi, Fizikë, Biologji dhe Matematikë, TIK dhe Gjuhë në “Panairin e Shkencës”, të cilin e ka organizuar International Maarif Schools of Kosova, e i cili po mbahet në Sheshin “Nëna Terezë” raporton Ekonomia Online.
Organizatorët e këtij panairi kanë për Ekonomia Onlione, se me këtë panair do t’iu mundësohet nxënësve ta dëshmojnë punën e tyre.
Arbër Morina, ka thënë se panairi ka për qëllim që nxënësit ta tregojnë punën e tyre karshi prindërve dhe moshatarëve të tyre.
“Është një panair shkencor, punimet e së cilit janë bërë nga nxënësit e klasës së 6-të deri në klasën e 12-të punimet. Përshin disa lëndë shkencore, siç është, Kimi Fizik, Biologji dhe Matematik. Kemi këndet të TIK-ut dhe optikës dhe kemi një kënd të parashkollorëve që gjatë punës së tyre në kuadër të nivelit të tyre kanë bërë punime të planë-programit”, tha Morina.
Ai shtoi se ky është një kurorëzim i punës së tyre që e bëjnë çdo ditë.
“Këto projekte janë bërë nga nxënësit e shkollës, qëllimi i panairit është që të ekspozohet puna e tyre me një far forme është një kurorëzim i punës së tyre gjatë vitit akademik që tashmë po lëmë pas dhe është përfundim e sipër dhe ta tregojmë punën e tyre karshi prindërve karshi moshatareve të tyre që kanë arritur në kuadër të lendeve që u ceken”, theksoi ai.
Panairi është i hapur të martën nga ora 11:00 deri në orën 14:00.