Mbahet punëtori për raportimin e medieve dhe mbrojtjen e konsumatorëve

Prishtinë | 25 Tet 2018 | 10:15 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Organizata joqeveritare “Lens” ka organizuar punëtori dyditore, në të cilën do të trajtohet raportimi i medieve dhe mbrojta e konsumatorit.

Sipas Hekuran Aliut qëllimi punëtorisë është ndarja e informacionit me mediet sa i përket rëndësisë së angazhimit të këtij sektori në mbrojtjen e të drejtave të konsumatorit dhe trajtimin e temave të cilat do të adresonin kualitetin e shërbimeve të ofruara, raporton Ekonomia Online.

“Ne si organizatë jemi duke e monitoruar punën e operatorëve ekonomikë, agjencive të ndërlidhura dhe komisioneve parlamentare të cilat kanë të bëjnë me shërbimet e komunikimeve elektronike dhe mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve dhe konsumatorëve”.

“Punëtoria dy ditore do të fokusohet në shqyrtimin e legjislacionit vendor, cilat janë praktikat, si trajtohet korniza ligjore sa i përket mbrojtjes së konsumatorit. Do të ketë punëtori të cilat do të shihnin perspektivën si do duhej të angazhoheshin mediet, të bashkëpunojnë me qytetarët, shoqërinë civile, por edhe me njëri-tjetrin në adresimin e temave që kanë të bëjnë me konsumatorin”.

Në këtë punëtori do të trajtohen edhe gjetjet prej hulumtimeve të kësaj OJQ-ve, të cilat kanë trajtuar kualitetin e shërbimeve të komunikimeve elektronike dhe mbrojtjen e konsumatorit në përgjithësi.

Kjo punëtori organizohet në kuadër të projektit “Rregullatori Yt”, e cila implementohet nga organizata joqeveritare “Lens”.

Të ngjashme