ot mbahet raundi i dytë i garave të matematikës, ku do të marrin pjesë 21 nxënës fitues të Olimpiadës Matematike të Kosovës, të mbajtur më 25 shkurt të këtij viti.
Pas dy ditëve do të shpallen rezultatet, me ҁ’rast do të formohet ekipi prej 6 garuesve fitues, të cilët do ta përfaqësojnë vendin tonë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës (IMO 2017), e cila do të mbahet gjatë korrikut në Rio De Zhaneiro, në Brazil.
Garat i organizon Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, e cila është themeluar në vitin 2008. Gjashtë herë, Kosova ka marrë pjesë në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO).
Gara e sotme do të mbahet në Departamentin e Matematikës në FShMN.