Sot në orën 11:00 do të mbahet konferenca e pestë për ecurinë e çështjes kundër Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.
Kështu kanë bërë të ditur nga Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs.
Më 25 shtator 2020, Gucati dhe Haradinaj u arrestuan si të dyshuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, me mbështetjen e EULEX-it dhe policisë së Kosovës dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.
Me konfirmimin e aktakuzës, Gucati dhe Haradinaj kanë statusin e të akuzuarve para Dhomave të Specializuara të Kosovës.