U mbajt sesionit informues me përfaqësues të bizneseve të komunës së Rahovecit për aplikim në grande „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar (PZHRB 2019)“
Organizuar nga Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit, në sallën e mbledhjeve të kuvendit komunal të Rahovecit është mbajtur sesionin informues për grande „Programi i Zhvillimit Rajonal të Balancuar (PZHRB 2019)“ për aplikantët potencial start-up dhe biznese ekzistuese.
Artan Asllani, drejtor i Drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm përfaqësuesve të bizneseve që ishin prezent u tha sa se aplikimi juaj për grande të cila jepen nga Ministria e Zhvillimit Rajonal, është një mundësi e mirë për ju, aplikimi për grande bëhet në MZHR, por ne si drejtori jemi të përgatitur që të ju ndihmojmë aty ku ju keni nevojë.
Prezantimin e mënyrës së aplikimit e bëri Nderim Bytyçi, Drejtor i AZHR-së i cili i ka informuar në detaje se si mund të aplikojnë në grandet të cilët jepen nga MZHR-ja. Ai i njoftoj poashtu të pranishmit se për dallim nga viti 2018, këtë vite fondi total i skemës së grandeve është 2 milion e 400 mijë euro.
Të drejtë aplikimi kanë ndërmarrësit e rinj, si dhe bizneset ekzistuese, sipas loteve të mëposhtme:
Lot 1-Ndërmarrësit e rinj (2,000-5,000 EURO),
Lot 2-Bizneset e reja deri 2 vjet (5,000-15,000 EURO),
Lot 3-Bizneset më të vjetra se 2 vjet (15,000-25,000 EURO).
Bashkëfinancimi i aplikantëve duhet të jetë prej 10-40%. Fondi total për këtë skemë të granteve është 2,4 milion EURO. Afati i fundit për aplikim 22.02.2019, mënyrën e aplikimit është online përmes sistemit SMAED- https://smaed-online.rks-gov.net.