Mbahet sesion informues për trajnimin “Kujdesi ndaj fëmijëve”

Prishtinë | 12 Nën 2024 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Organizata Kosova – Women 4 Women ka mbajtur një sesion informues për trajnimin “Kujdesi ndaj fëmijëve”, program që do t’u ofrohet falas pjesëmarrëseve, raporton Ekonomia Online.

Gjatë sesionit, ku ishte prezent edhe nënkryetarja e Komunës, Marigona Lahu, u bë regjistrimi i rreth 30 pjesëmarrëseve për trajnim, ku qëllimi është mbështetja e grave të papunësuara dhe përmirësimi i mirëqenies së tyre dhe komunitetit ku ato jetojnë dhe veprojnë.

“Programi do të zgjasë 10 muaj, ku brenda kësaj periudhe do të ofrohet pjesa e programit social me 5 module (rrjetet sociale dhe të sigurta, vetëqëndrushmëria ekonomike, shëndeti dhe mirëqenia, barazia gjinore dhe të drejtat, ndikimi i grave në vendimmarrjen në familje dhe komunitet) dhe programi ekonomik (përfshin orë mbi bazat e biznesit, sipërmarrjen, planifikimin, shitjen, mbajtjen e librave, financat e biznesit dhe aftësimin profesional)”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu pas trajnimit secilës pjesëmarrëse u mundësohet nga 1 muaj mbajtja e praktikës në çerdhe me pagesë.

Në fund të programit të gjitha pjesëmarrëset e programit do të certifikohen dhe do të jenë të gatshme për tregun e punës.

Të ngjashme