Sot u mbajt sesioni hapës i Nivelit Teorik të Shkollës Politike, për vitin 2023-2024, ku aktivistët u pritën nga Kryeministri, njëherit Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE , në fjalimin hyrës Kryetari i Lëvizjes foli për rëndësinë e Shkollës si platformë ku aktivistët mund të mësojnë e diskutojnë për konceptet më të rëndësishme politike dhe filozofike.
Postimi i plotë :
Sot u mbajt sesioni hapës i Nivelit Teorik të Shkollës Politike, për vitin 2023-2024, ku aktivistët u pritën nga Kryeministri, njëherit Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, nënkryetarja Mrika Limani Myrtaj dhe aktivistët Liridona Kelani e Hazir Asllani.
Në fjalën hapëse të diskutimit për këtë sesion, Kryetari i Lëvizjes foli për rëndësinë e Shkollës si platformë ku aktivistët mund të mësojnë e diskutojnë për konceptet më të rëndësishme politike dhe filozofike. Kjo u tha në kontekst të diskutimit që aktivisti politik duhet t’i ketë këto dije të formuara, në mënyrë që puna e aktivistëve politikë të LVV-së të mos jetë një reaksion kuturu i antagonizmit politik, por një kundërshtim i zëshëm për hir të parimeve dhe kundër padrejtësive.
Shkolla Politike është vendi i filozofisë politike për aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku mbahet gjallë elani për aktivizim politik e bashkëdyzohen aktivizmi dhe teorikja. Shkolla Politike është treguesi i seriozitetit me të cilin trajtohet thelbi i formimit politik me ide e parime që dëshmon se politikën e sferës publike nuk e konsiderojmë rrymë për lëvizje inerte.
Ne kemi ide të artikuluara, parime të palëkundura, aktivizmin si mjet dhe barazinë si qëllim.
Niveli Teorik i Shkollës Politike do të zgjasë për një vit akademik, ku aktivistët do të ndjekin ligjërata për filozofinë politike, shkencat politike e historinë dhe ekonominë politike.