Mbahet takimi i 3-të i nën-komitetit të MSA-së për bujqësi, peshkim dhe siguri të ushqimit

Prishtinë | 16 Maj 2019 | 17:29 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesit e Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Bruksel për të diskutuar zhvillimet në fushat e bujqësisë, zhvillimit rural, peshkimit dhe sigurisë së ushqimit. Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA), e cila ka hyrë në fuqi në prill të vitit 2016. Diskutimi ka mbuluar një gamë të gjerë temash, krahas zhvillimeve në politika, legjislativ dhe zbatim në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, gjithashtu edhe për avancimin e kontrolleve gjatë importit të ushqimit dhe kafshëve, duke forcuar sigurinë ushqimore brenda Kosovës, sistematizimin e futjes së të dhënave në bazën e të dhënave për identifikimin, regjistrimin dhe lëvizjen e kafshëve, shfrytëzimin e tokës dhe konsolidimin e tokës, statistikat e importit dhe eksportit në bujqësi dhe performancën e institucioneve përgjegjëse për bujqësinë dhe sigurinë e ushqimit.

Standardet e BE-së duhet të zbatohen në të gjitha nivelet: në kontrollin e importeve dhe eksporteve, në regjistrimin e kafshëve, në atë se çfarë praktikash lejohen në kultivimin e ushqimit, në mënyrën se përpunohet ushqimi dhe pastaj si etiketohet dhe shitet. Një sërë organesh kontrolli janë të përfshirë në garantimin e këtyre standardeve: zyrtarë shëndetësorë, inspektorë, veterinerë, laboratore. Këto janë ngritur pjesërisht në Kosovë dhe janë në proces të zbatimit të standardeve të BE-së.

Informata mbi sfondin

•          Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në bazë të së cilës BE-ja dhe administrata e Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike në lidhje me agjendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim-Asociimit, i cili ndihmohet nga Komiteti i Stabilizim-Asociimit, si dhe nënkomitetet e MSA-së, të cilat mbulojnë një gamë të gjerë të acqui të BE-së. Takimet e organeve të MSA-së kontribuojnë drejtpërdrejtë në raportet vjetore të Komisionit Europian.

•          Çdo takim i Nënkomitetit monitoron dhe shoqëron rezultatin e Kosovës mbi reformat dhe identifikon mënyrën se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

•          Janë shtatë fusha që mbulohen përmes mbledhjeve sektoriale të nënkomiteteve, për Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë; Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit, Politikat Sociale, Arsimin dhe Kulturën; Tregtinë, Industrinë, Doganat dhe Tatimet; Tregun e Brendshëm, Konkurrencën, Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Shëndetit; Bujqësinë, Peshkatarinë, Pyjet, Sigurinë Ushqimore; Transportin, Mjedisin, Energjinë, Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimin Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

•          Dy fusha të tjera të mbuluara përmes takimeve të grupeve të posaçme janë reforma e administratës publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.  

•          Takimet e Komitetit të SA dhe Nënkomitetit bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Secili takim rezulton më veprime përcjellëse të dakorduara bashkërisht të cilat duhet të ndërmerren nga autoritetet e Kosovës.

Koha ndërmjet takimeve lejon zbatimin e rekomandimeve dhe veprimeve përcjellëse të dakorduara. Konkluzionet e takimeve janë publike dhe janë në dispozicion në faqen e internetit të Zyrës së BE-së dhe në http://www.mei-ks.net.

Të ngjashme