Me inicimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministrit të Diasporës dhe Investimeve Strategjike Dardan Gashi, po mbahet takimi konsultativ për Investimet e Energjisë në Republikën e Kosovës.
Në takim po marrin pjesë përfaqësues nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
Korporata Financiare Ndërkombëtare, përfaqësues nga bordi i ZRrE-së, ministri i Tregtisë dhe Industrisë, ministri i Zhvillimit Ekonomik, dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Takimi ka për qëllim të sigurojë që procesi i investimeve të energjisë në Kosovë të jetë i harmonizuar, transparent dhe të përmbush standardet ndërkombëtare.