Mbahet tryeza shkencore “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”

Prishtinë | 07 Mar 2024 | 19:50 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni “Hasan Prishtina” pas nënshkrimit të marrëveshjes se bashkëpunimit me Universitetin e Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, ka organizuar tryezën shkencore me titull “Hasan Prishtina ideologu i lëvizjes për bashkimin kombëtar të shqiptarëve”.

Ky organizim vjen si shkak i bashkëpunimit të Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, departamenti i histori-gjeografisë dhe departamenti gjuhësisë me Fondacionin “Hasan Prishtina” dhe Institutin e Studimeve Sociale Humane pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”

Është bashkëpunimi i parë shkencor që u mbajt si tryezë shkencore, me datë 7 mars 2024, në ambientet e Bibliotekës Universitare, salla “Martin Camaj”.

Njëherësh, po sot në ambientet e Universitetit të Elbasanit “Aleksandër Xhuvani”, Fondacioni “Hasan Prishtina” sjellë ekspozitën me dokumente nga AQSH, kushtuar veprimtarisë atdhetare të Kryeministrit të VIII-të të Shqiperisë, Heroit Kombëtar Hasan Prishtina.

Me poshtë kemi kumtesën e Mehmet Prishtina, të titulluar “Hasanizmi si dokrinë politike”

HASANIZMMI SI DOKTRINË POLITIKE

Shtresa jonë hasaniste, tani mund të fillojë të fuqizohet, sepse në Tiranë dhe Prishtinë janë dy qeveri legjitime të cilat kanë shanse që të ribëjnë unitetin kombëtar jo me fjalë boshe por me punë konkrete. Qeveritë e dy vendeve tona kanë nevojë të jenë bashkë në projeksionet e tyre qeverisëse, jo për arsye elektorale, por pse me këtë do t’iu japin shqiptarëve më shumë kredi morale e shpirtërore për një frymëmarrje që do t’ua pastronte mushkëritë nga pluhuri i keqkuptimeve e ngatërresave të kaluara.


Nëse ëndrra e dikurshme e shqiptarëve për të pasur një front të përbashkët që nuk do të ndaheshin sipas ideologjive dhe krahinave, tani është momenti që kjo ëndërr e të gjithë shqiptarëve të bëhet realitet. Është pikërisht tani çasti që mbi llogoret e ndasive politike të ndërtohen ura për të kapërcyer në bregun tjetër të qëllimit sublim për një ardhmëri ndryshe ku fëmijët tanë më shumë do të jetojnë në kënaqësinë e punëve të bëra, se sa në iluzionet ëndrrave e parealizuara.

Nëse dikur Hasan Prishtina në kancelaritë e Evropës artikulonte fuqishëm idetë e një aspirate të përbashkët kombëtare të shqiptarëve të cilën po atakonin shtetet shoviniste fqinje dhe aleatët e tyre evropianë, sot Shqipëria dhe Kosova mund të artikulojnë hasanizmin me kode të reja që i përshtaten rrethanave e konteksteve rajonale e ndërkombëtare. Një ndër ato kode do të ishte aspekti civilizues i bashkëpunimit rajonal ku Shqipëria dhe Kosova pa pasur nevojë të bëhen peng të politikave retrograde të shteteve fqinje, do të nxirrnin në sipërfaqe të gjitha ato energji kreative të cilat mund do të mund të institucionalizoheshin në Tiranë dhe në Prishtinë.

Shqiptarët kishin përfaqësuesit e tyre në parlamentin osman dhe njëri nga deputetët që angazhohej më së shumti për çështjen shqiptare ishte Hasan Prishtina. Ai në fjalimet e tija në parlamentin osman gjithnjë fliste për mohimin e të drejtave të shqiptarëve nga qeveria osmane. Madje në njërën nga seancat në parlament në fjalimin e tij, Hasan Prishtina kërcënoi se në rast të vazhdimit të politikës rrënuese në viset shqiptare, ai do të jetë njëri nga organizatorët dhe udhëheqësit e kryengritjes. Sepse siç tregonte edhe porosia e urtë filozofike që kishte dhënë Sami Frashëri, dy dhjetëvjeçarë më parë, se “fjalëve bajate u jep fund shpata”.

Kjo qasje e Hasan Prishtinës ndaj situatave të vështira në terren, sa mund të shërbejë si frymëzim për deputetët e tanishëm të Kosovës, Shqipërisë, përfaqësuesve legjitim te shqiptareve në Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi, duke zhveshur për një moment këmishën e përkatësisë partiake e ideologjike dhe duke veshur atë të unitetit e veprimit të koordinuar kombëtar.

Hasan Prishtina në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare veproi si atdhetar e ideolog i shquar. Roli dhe kontributi i tij u theksua edhe në fushën e zhvillimit të arsimit kombëtar gjatë periudhës sa ishte deputet në parlamentin osman (1908-1912). Ai bëri vazhdimisht përpjekje që të hapeshin shkolla në Shqipëri dhe në to të zhvillohej mësimi në gjuhën shqipe në mënyrë që nxënësit të edukoheshin e arsimoheshin në frymën kombëtare. Ai preferonte ndarjen e arsimit profesional, laik dhe fetar. Në tërë këto përpjekje të tij, Hasan Prishtina vendosi të ndante 5% të të ardhurave vjetore, të cilat do t`i shpenzonte në dobi të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në Shqipëri. Dha kontribut të theksuar në hapjen e shkollave në Vilajetin e Kosovës, ndërsa në shkollën Normale të Elbasanit dërgoi djem nga të gjitha viset shqiptare, shkollimin e të cilëve e financoi me mjete të tij. Sipas dokumenteve arkivore, Hasan Prishtina financoi shkollimin e mbi 70 nxënësve në Normalen e Elbasanit. Kontributi i Hasan Prishtinës në këtë aspekt është një tablo realiste e ngritjes së vetëdijes kombëtare të shqiptarëve për liri dhe pavarësi nga Perandoria Osmane. Hasan Prishtina ishte nder financuesit kryesor të Kongresit të Manastirit në vitin 1908/09 dhe ishte një zë i fuqishëm që përkrahu alfabetin e gjuhës shqipe me shkronja latine.

Sa herë që të evokojmë jubiletë që ndërlidhen me veprimtarinë atdhetare të Hasan Prishtinës, do të duhej që këto evokime t’i shohim në fokusin e zhvillimeve aktuale. Sot kur Kosova është vend i lirë dhe i pavarur, por edhe , kërcënuar nga jashtë, kujtimi për veprën patriotike të Hasan Prishtinës, nuk është kundërshtim i ndonjë figure tjetër historike, por ky kujtim na shërben si inspirim për të vazhduar rrugën e patriotëve të mëdhenj për ta mbrojtur Kosovën, nga kundërshtarët e brendshëm dhe nga armiqtë e jashtëm. Prandaj Forcimi i shtetësisë së Kosovës, ndërtimi i një shteti të drejtë e të barabartë nënkupton realizimin e idealeve të patriotëve e atdhetarëve që dhanë jetën për lirinë e popullit tonë, në mesin e të cilëve ishte edhe Hasan Prishtina.

DIPLOMACIA E HASAN PRISHTINËS

Fuqia diplomatike e Hasan Prishtinës ka qenë e veçantë. Ai ka jetuar në shumë vende të cilat në atë kohë janë konsideruar si kryeqendrat më të zhvilluara ekonomike dhe kulturore. Është shkolluar në liceun francez në Selanik, ka mbaruar studimet për drejtësi dhe administratë publike në universitetin shtetëror te Stambollit, dhe aty është edukuar për të administruar shtetin, por edhe si diplomat. Para se të kthehet në Kosovë, sidomos pas fjalimit të famshëm në Parlamentin Osman në janar të 1911, dhe në prag të organizimit të kryengritjes se përgjithshme antiosmane, Hasan Prishtina, ndalon në Selanik, Manastir në Sofje, në Shkup dhe komunikon me të gjitha përfaqësitë diplomatike të cilëve ju shpalos idenë e organizimit të një kryengritje. Ai ka komunikuar me të gjitha përfaqësitë diplomatike dhe e ka informuar opinionin e fuqive të mëdha se kryengritja është në prag dhe ai kërkonte mbështetje . Pra, lëvizja jonë kombëtare nuk do të mund të ketë jehonë në qarqet dhe kancelaritë diplomatike të Evropës, nëse nuk ishte një tru, si Hasan Prishtina, që do të vinte në lëvizje gjithë mekanizmin e komunikimit dhe artikulimit diplomatik me shtetet që atëbotë kishin fuqi vendimmarrëse edhe për vendet e vogla të Ballkanit.

ROLI I HASAN PRISHTINËS NË VENDIMARRJEN E PRESIDENTIT ËOODROË ËILSON MBI SHQIPTARËT

Presidenti Amerikan Ëilson në vitin 1919, me ç’rast ai e mbrojti me shumë dinjitet parimin e vetëvendosjes së popujve, elaboruar në planin e tij 14 pikësh.
Po në atë vit, Hasan Prishtina u emërua në krye të delegacionit të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për të përfaqësuar interesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqes në Paris, në fokus të së cilit ishte kërkesa për bashkimin e viseve shqiptare të ish-Vilajetit të Kosovës me shtetin shqiptar. Siç dihet Hasan Prishtinës dhe delegacionit që kryesonte ai, nuk iu lejua e drejta e fjalës në këtë Konferencë, por i dërgon letër presidenti Wilson dhe atë që nuk mundi ta shpaloste Hasan Prishtina, e bëri politikani i madh amerikan Woodroë Wilson. Ai do të mbetet në histori si një zë i gjallë që i dha jehonë ideve të pashpaluara politike kombëtare të Hasan Prishtinës në një forum ndërkombëtar, siç ishte Konferenca e paqes në Paris.

Historia ka dëshmuar me argumente se në këto vendime largpamëse të Presidentit Ëilson sigurisht që kishte ndikuar edhe letrat që atij i dërgoheshin nga Hasan Prishtina.

Letra e Hasan Prishtinës, dërguar Presidentit W.Willson, në Paris, me 18 dhjetor të vitit 1918:

“ Z. Kryetar,

Ju jeni duke u përgatitur të merrni pjesë në kongresin i cili duhet ta rikonstruojë Evropën në parimet e së drejtës së popujve që vete të vendosin për fatin e tyre, parime për të cilën lavdia e të shënuarit në flamurin e njerëzimit ju takon juve.

Në këtë moment solemn, ne, përfaqësuesit e dy milion e gjysme Shqiptarëve – popullit më të vjetër të gadishullit Ballkanik, ju drejtohemi Juve me lutje që t’i shqyrtoni dëshirat e popullit tonë për paanshmëri të plotë i cili aq shumë ju dallon nga të tjerët dhe të na mundësoni që këto dëshira t’i dorëzojmë në Konferencën e paqes.

Gjatë shumë shekujve dhe me shumë vështirësi me të cilat duhej të ballafaqohej, megjithatë populli jonë e ruajti gjuhën e vet, origjinalitetin e vet, traditat e veta. Pesë shekuj tё plotë populli jonë me një rezistencë të fuqishme i kundërvihej presionit otoman dhe në fund ja mori pushtetit turk të gjitha ato të arritura të mëdha me shfuqizimin e saj në vitin 1912. Është e vërtetë se në takimin e ambasadorëve në Londër në 1913 u krijua Shqipëria e pavarur por pjesa më e madhe e Shqiptarëve mbeti jashtë kufijve të këtij Shteti.

 Prandaj, proklamimi i juaj që kishte të bënte me të drejtat e popujve që vete të drejtojnë me fatin e tyre, populli shqiptar e priti si porosi të një shpëtimtari. Nuk dyshojmë se Ju zoti Kryetar së bashku me aleatët Tuaj të kombit shqiptar do t’i mundësoni të drejtat e njëjta siç i gëzojmë edhe Armenët, Çekët, Jugosllavët dhe kombet tjera. Kombi shqiptar i cili dha aq shumë viktima për realizimin e idealit të vet nacional dhe për këtë qëllim derdhi aq shumë gjak, mbetet i bindur se ju dhe aleatët tuaj do t’i vini fund vuajtjeve në emër të së drejtës dhe barazisë.

Të bindur në këto premisa, ne Ju drejtohemi me lutje, Z. Kryetar, që t’i shfrytëzoni ndikimin tuaj që gjatë kohës së bisedimeve të cilat kanë të bëjnë me ardhmërinë e Shqipërisë, që në Konferencën e paqes të ftohet për pjesëmarrje edhe delegacioni i popullit shqiptar që t’i paraqes dhe t’i arsyetoj dëshirat dhe kërkesat e kombit shqiptar.

Ju drejtojmë, z Kryetar, respektin tonë të thellë.

Në emër të kombit shqiptar

(nënshkruar) Hasan Bej Prishtina

Unë sot gjatë hulumtimit  shkencor dhe me rastin e 115- vjetorit tё themelimit të Normales së Elbasanit, po u sjelli dokumente tё reja arkivore qё po botohen pёr here tё pare nga frëngjishtja me qellim tё dokumentimit tё kёrkesave tё vazhdueshme tё shqiptarёve qё tё korrigjohet copёtimi i padrejtё i kufijve shqiptar ku mё shumё sё gjysma e territorit dhe popullit shqiptar, me vendimin e Konferencёs sё Ambasadorёve nё Londёr mё 1913 , mbeti jashtё trojeve tё Shqipёrisё Londineze.

Nё vazhdim do tё paraqesim prononcimin e kryministrit britanik, Z. Asquith, dhënë në dhomën e komunave në Londër :

«Ne nuk do ta fusim kurrë shpatën në këllëf, që ne nuk e kemi nxjerrë me lehtësi, para se Belgjika dhe unë po i shtoj sot edhe Serbinë, të kenë fituar tërë atë që kanë sakrifikuar, madje edhe më shumë»

Kjo deklaratë shqetëson seriozisht të gjitha qarqet nacionaliste shqiptare. Burimet arkivore dhe Deklarata e një Kryeministri Britanik ёshtё pёr ne njё fakt mё shumё se si u përkrah copitmi i trojeve etnike shqiptare me rastin e Konferencës sё Ambasadorëve nё Londër nё vitin 1913.

Po e mbyll me komentimin e disidentit Adem Demaci në lidhje me misionin e doktrinës hasaniste, për të cilën veprimtari i njohur publikisht për herë të parë, në vitin 2009 në Vushtri tha: “Unë nuk jam simbol, por jam një ushtar i devotshëm i papërkulshëm i Hasan Prishtinës dhe aty ku e la Hasani, aty do ta vazhdojë, por së bashku do ta vazhdojmë. Kur ta krijojmë shtresën tonë të hasanistëve, atëherë nuk ka fuqi që do të na dalë përpara.”

JU FALEMINDERIT!

Të ngjashme