Federata e pingpongut të Kosovës (FPPK) ka mbajtur sot në Prishtinë top turneu në ping-pong për juniorë – për meshkuj dhe femra, raporton EkonomiaOnline.
Sekretari i Federatës së pingpongut, Fadil Luta, njoftoi se është duke u mbajtur turneu për 8 juniorët më të mirë që do të organizohet në fundvit.
Siç tha ai, do të bëhet një ranglistë dhe do të zgjedhën 8 të parët për të arritur titullin për më të mirin.
“Sot është duke u mbajtur top turne për 8 juniorët më të mirë për meshkuj dhe femra që organizohet në fundvit. Për të parë punën e krejt juniorëve çka kanë pasur gjatë viti. Bëhet një ranglistë dhe zgjedhën ata që janë 8 të parët. At do të shtyhen me secilin për të arritur titullin për më të mirin”, tha ai.
Luta theksoi se pjesëmarrëse janë 8 ekipe nga pesë qytete të ndryshme të Kosovës.
Sipas ti, qëllimi kryesor i Federatës është masivizimi i sportit dhe të arrihet pingpongu në nivel më të lartë.
Luta njoftoi se turneu i ardhshëm do të mbahet me 23 nëntor.
“Përgjithësi janë 8 ekipe, 8 lojtar të femrat dhe 8 të meshkujt, ku secili ekip ka nga 2 lojtarë janë pjesëmarrës. Kemi nga qyteti i Prizreni, Ferizaj, Vushtrria, Gjilani, Prishtina. Qëllimi është që të masivizohet sporti dhe të nxjerrët më e mira e sportistëve dhe të arrihet në nivel sa më të lartë. në bazë të këtij turneu në bëjnë seleksionimin se kush do të përfaqësoj Kosovën në turnet e ardhshme, një prej tyre që është paraparë të mbahet më 23 nëntor”, tha Luta.
Lojtarja e Përfaqësueses së Kosovës në PingPong, Jerina Rexhepi, shpreson që do të dalë fituese në këtë turne dhe të luajë në lojërat ndërkombëtare.
Rexhepi rekomandoj të gjithë të rinjtë të merren me sport.
“”Sot po mbahet turnet top 8 për juniorë, mund të cilësohet si top turneu i vitit. Secili me secilën lojtar ndeshem mes vete dhe është tuneu më i fortë. Në këtë turne kam bërë përgatitje pak më shumë që në fund të dalë më e mira. Pres të zë vendin e parë ose të dytin, me duhet për vitin e ardhshëm që të luaj në lojërat ndërkombëtare. Secili le të merret me një sport pavarësisht çfarë është, pingpongu është më i miri pasi që nuk lëndohesh edhe është i bukur edhe për të pare edhe për të luajtur”, u shpreh Rexhepi.
Lojtari tjetë në Ping Pong, Fati Karabaxhaku, theksoi se qëllimi i këtyre turneve është që të ngrisin nivelin e pingpongut të Kosovës.
Siç tha ai, me këtë potencial që kanë lojtarët do të arrijnë sukses edhe në garat ndërkombëtare.
“”Turneu i sotit është një turne i madh, dhe i rëndësishëm për juniorët e Kosovës. Ka lojtar me potencial të madh po ashtu mundohemi edhe ta marrë titullin ose të bëjë fitore. Qëllimi është të luajmë dhe ta ngrisim nivelin e pingpongut kosovar. Me këtë potencial që e kemi mendoj që do të kemi suksese edhe në garat ndërkombëtare, kemi pasur sukses edhe në Maltë ku kemi zërë vendin e dytë si shtet. Ka lojtar të rinj që kanë potencial të marrin edhe medalje më të mëdha në turnet ndërkombëtare”, ka thënë Karabaxhaku.