“Mbajeni me krenari shaminë në shkollë, mos keni frikë nga askush”, imami nga Kosova u bënë thirrje vajzave të mbuluara

Prishtinë | 31 Gus 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Pak para fillimit të vitit të ri shkollor, imami nga Kosova Labinot Maliqi, i ka inkurajuar vajzat të cilat janë të mbuluara, të mbajnë shaminë me krenari në shkollë.

Maliqi në një shkrim në “Facebook”, tha se kjo është e drejtë e tyre kushtetuese dhe askush nuk mund t’i privoj nga kjo e drejtë.

“I inkurajoj vajzat, sidomos ato që janë mbuluar rishtazi, ta mbajnë shaminë me krenari edhe në shkollë që nga dita e nesërme, dhe të mos kenë frikë sepse askush nuk do të mund t’i privoj nga e drejta e tyre kushtetuese për tu shkolluar dhe e drejta për të praktikuar besimi e tyre hapur“, shkroi ai.

Po ashtu ai ka ftuar prindërit që ta kontaktojnë nëse ndokujt prej vajzave të tyre iu shfaqet ndonjë shqetësim nga stafi i shkollës për shkak të bartjes së shamisë.

Të ngjashme