Janë arrestuar dy persona, pasi që dyshohet se kanë zhvilluar veprimtari të kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive.
Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme në Deçan ka arrestuar dy të dyshuar, të cilët kanë punuar – zhvilluar veprimtarinë e kundërligjshme të basteve të ndryshme sportive.
Përveç të dyshuarit në atë lokal janë hasur edhe pesë persona- klientë. Njësiti përkatës i Policisë ka konfiskuar: një laptop, dy printerë, katër resiverë, dy DVR, dy virelesa, shtatë monitorë dhe një numër i konsiderueshëm i tiketave të shtypura për lojëra të ndryshme.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe inspektorët komunalë, të cilët e kanë mbyllur lokalin, kurse të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.