Ylli francez i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, beson se ai duhet të frymëzohet për karrierën e tij nga Cristiano Ronaldo, pasi që është shumë vonë për të të bëhet si Lionel Messi – ta mbyllë karrierën me vetëm një klub.
21-vjeçari Mbappe është bërë njëri ndër fytyrat më të njohura në botën e futbollit përgjatë viteve të fundit. Si fitues i Kupës së Botës me Francës dhe i çdo trofeu vendor me Paris Saint-Germainin, Mbappe ka fituar statusin e njërit ndër më të mirëve në botë.
Para se të transferohej në Paris Saint-Germain, Mbappe ishte përfolur shumë për një kalim në Real Madrid. Këto spekulime për shpërnguljen në Santiago Bernabeu nuk janë ndalur asnjëherë, që nga atëherë.
Përderisa 21-vjeçari insiston se ai nuk e ka në plan të largohet nga PSG-ja njëherë, duke shtuar se as klubit e as tij nuk i ndihmojnë spekulimet e vazhdueshme për të ardhmen e tij, ai ka sugjeruar se do ta vazhdojë karrierën me klube të mëdha, ashtu siç ka bërë Ronaldo.
“Është shumë vonë për mua ta bëjë një karrierë si të Messit, do të duhej të kisha qëndruar në Monaco. Pa larguar asgjë nga trashëgimia e Messit, tani unë duhet të kërkoj frymëzim te karriera e Cristianos”, kat hënë Mbappe.
“Juventusit gjithmonë u ka munguar diçka për t’ia dhënë atyre epërsinë në sezonet e fundit, mirëpo tani e kanë Cristianon. Ai është një lojtar që të fiton trofe të mëdha. Këtë vit, Juventusi është ndër favoritët në Ligën e Kampionëve, mes të zakonshmëve – Real Madridit, Barcelonës dhe Liverpoolit”.