Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, është ende i pavendosur për të ardhmen, sipas mediave franceze.
Real Madridi dhe Liverpooli janë në mesin e klubeve më të interesuara për Mbappen, të cilit marrëveshja me PSG-në i mbaron në verën e vitit 2022.
TF1 raporton se Mbappe ende nuk ka vendosur nëse dëshiron të vazhdojë të qëndrojë në Paris apo të largohet nga Franca.