Kylian Mbappe mungoi sërish në seancën stërvitore të Paris Saint-Germainit të martën, përderisa ai po vazhdon të përballet me një infeksion në fyt para përballjes së Ligës së Kampionëve kundër Borussia Dortmundit.
21-vjeçari e pati të pamundur të marrë pjesë në seancën stërvitore të së hënës për shkak se ishe i sëmurë, ndërsa Goal mësoi se ai është në dyshim edhe për përballjes e së mërkurës me Dortmundin në Parc Des Princes për 1/8 të finales.
Mbappe luajti 90 minuta të plotë në disfatën e PSG-së me rezultat 2:1 kundër Dortmundit në Gjermani, që në fund u vendos nga dy golat e shënuara në pjesën e dytë të ndeshjes nga Erling Haaland.
Kampioni në fuqi i Ligue 1 nuk ka luajtur që nga fitorja e javës së kaluar me rezultat 5:1 kundër Lyonit në gjysmëfinale të Kupës së Francës, gjatë të cilës Mbappe shkëlqeu me një het-trik të shënuar.
Paris Saint-Germaini ishte planifikuar të luante kundër Strasbourgut të shtunën, mirëpo ndeshja u shty për shkak të koronavirusit.
Ndërkohë, trajneri Thomas Tuchel nuk ka asnjë mungesë tjetër përveç Mbappes për ndeshjen kundër Dortmundit, pasi që Edinson Cavani u kthye në seancën e fundit stërvitore, pasi mungoi të hënën për arsye personale.