Sulmuesi i Francës, Kylian Mbappe, ka munguar të hënën në ushtrime, por ai do të jetë gati për gjysmëfinalen e Botërorit ndaj Belgjikës të martën.
19-vjeçari ka shkëlqyer këtë Botëror, sidomos në fitoren 4 me 3 ndaj Argjentinës në 1/8 e finales ku realizoi dy gola dhe fitoi një penalti.
Sot u raportua se ai mund të mungojë në ndeshje për shkak se nuk ishte i pranishëm në ushtrimet e së hënës, por kjo është mohuar nga përzgjedhësi Didier Deschamps. Bashkë me Mbappen munguan edhe Samuel Umtiti, N’Golo Kante dhe Benjamin Pavard.
“Edhe pse katër lojtarë munguan sot, si masë parandaluese, të gjithë do të jenë gati për nesër”, ka thënë Deschamps.
Deri tash në 73 takime me Belgjikën, Franca ka humbur 30 dhe ka fituar 24 herë.