Mbappe në dyshime për Ligën e Kampionëve – francezi shihet duke ecur me paterica

Prishtinë | 25 Kor 2020 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe është në dyshime për të luajtur në Ligën e Kampionëve që rikthehet në muajin gusht, pas lëndimit që pësoi në triumfin e Paris Saint-Germainit në Kupën e Francës.

Sulmuesi francez është parë mbrëmë në lot, pas ndërhyrjes horror që iu shkaktuar ne momentet që po zhvillohej takimi.

Kapiteni i Santi-Etiennes, Loic Perri, ishte ndëshkuar me karton të kuq për atë ndërhyrje, derisa PSG fitoi me golin e vetëm të Neymarit.

Ku kishin mbetur edhe 31 minuta deri në fund, Mbappe ishte nisur drejt golit, mirëpo kundërshtari e lëndoi atë në kyçin e këmbës.

22-vjeçari mbeti i shtrirë në fushë me dhimbje të mëdha, ndërsa në momentin që po largohej nga fusha është parë me lot në sy.

Nga ky lëndim, vështirë mund të thuhet se Mbappe do të jetë prezent në takimi çerekfinale ndaj Atalantas që zhvillohet në gusht.

Të ngjashme