Kylian Mbappe pritet të jetë prapë “telenovelë” në muajt në vazhdim.
Sulmuesi francez nuk ka vendosur ende nëse do ta vazhdojë karrierën në Paris Saint-Germain apo do të transferohet në Real Madrid.
Sipas emisionit “El Chiringuito”, ish-futbollisti i Monacos nuk dëshiron ta vazhdojë karrierën në kryeqytetin francez, përcjell “Gazeta Express”.
Pasi nga 1 janari do të hyjë në gjashtë muajt e fundit të kontratës, sipas rregullave të FIFA-s, Mbappe do të ketë të drejt të arrijë marrëveshje me një klub tjetër që nga muaji që po vjen.
Dhe, mediumi spanjoll është i bindur se që nga janari, Mbappe do të nënshkruajë para-kontratë me “Los Blancos”, të cilëve do t’ju bashkohet nga vera e ardhshme si lojtar i lirë.
Mbappe e kishte vazhduar kontratën me PSG-në në verën e vitit 2022 për dy vjet, duke i befasuar të gjithë pasi ishte shumë pranë transferimit në Madrid.
E tash, ai nuk e shfrytëzoi mundësinë e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër, ashtu siç parashihej, dhe dëshiron të largohet nga Franca për ta realizuar ëndrrën fëmijërore – transferimin në Real Madrid. /Gazeta Express/