Futbollisti Kylian Mbappe do të bëhet edhe më i pasur pas ditës së sotme.
Mbappe është raportuar se do t’i përfitojë 60 milionë euro nga Paris Saint-Germaini, për besnikëri, transmeton Klankosova.tv.
Kjo klauzolë ishte përfshirë në kontratën e fundit të francezit, ku nëse do të qëndronte deri më 1 gusht të këtij viti do të arkëtonte këtë vlerë.
Mbappe dhe PSG-ja pritet që të ndajnë rrugët, pasi dy palët nuk janë duke arritur një marrëveshje për vazhdimin e kontratës.
Ylli francez nuk po pranon që ta vazhdon kontratën aktuale, teksa klubi parisien është i interesuar që ta shesë gjatë kësaj vere, dhe mos ta lërë që të largohet si lojtar i lirë në qershorin e vitit të ardhshëm.
E ardhmja e tij aktualisht është në udhëkryq, me shumë skuadra që janë vënë pas tij, por ai akoma nuk ka vendosur.