Mbappe s’pranon t’i kërkojë falje trajnerit të PSG-së

Prishtinë | 04 Shk 2020 | 13:33 | Nga Ekonomia Online

Trajneri gjerman Thomas Tuchel e grumbulloi skuadrën e Paris Saint-Germainit për ta qartësuar situatën pas zënkës së fundjavës me Kylian Mbappen, por ky i fundit s’pranoi t’i kërkojë falje trajnerit.


Përkundër që ky sezon ka qenë shembullor për Paris Saint-Germainin në fushën e lojës – PSG-ja është në krye të tabelës së Ligue 1 dhe ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve – situata në Parc des Princes nuk ka qenë e qetë.

Pas probleme të shkaktuara nga Neymari në skuadër, tani problematiku është bërë Kylian Mbappe, i cili i reagoi me zemërim trajnerit Thomas Tuchel, pasi ky i fundit e zëvendësoi atë në ndeshjen e së shtunës në Ligue 1 kundër Montpellier.

Trajnerit gjerman tani i janë grumbulluar disa probleme, pasi që Edinson Cavani është i zemëruar që s’iu lejua transferimi në Atletico Madrid, përderisa Neymari u lëndua para ndeshjes kundër Nantes, pas festimeve të tij për ditëlindje që morën shumë vëmendje.

Trajneri i pranoi këto probleme në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes kundër Nantes dhe tregoi se e kishte mbajtur një takim me skuadër për ta qartësuar situatën, në mënyrë që të mos u ndihmojë mediave të shtohen spekulimet.

Gjatë takimin, Kylian Mbappe nuk i kërkoi falje trajnerit gjerman, mirëpo e pranoi se reagoi më ashpër sesa ishte dashur dhe shtoi se reagimi i tij s’ishte kundër Edinson Cavanit ose Mauro Icardit, që po prisnin për të hyrë në ndeshje.

Në anën tjetër, drejtori sportiv Leonardo nuk dëshiroi ta komentojë më tutje këtë çështje, pasi që vlerësoi se situatat e tilla janë normale në klubet e mëdha, pasi që secili lojtar dëshiron të luajë sa më shumë



Të ngjashme