Mbappe thotë se Franca do të luaj në finalen e Euro 2024, parashikon edhe kundërshtarin

Prishtinë | 13 Qer 2024 | 09:11 | Nga Ekonomia Online

Kylian Mbappe pritet që këtë verë të udhëheqë Francën në Euro 2024, me “Gjelat” që janë ndër kombëtaret pretendente për t’i shkuar turneut deri në fund.

Së fundmi, sulmuesi beson se kundërshtare e Francës së tij në finale do të jetë Gjermania, e cila sipas Mbappe këtë Euro 2024, do të tregojë se është ringritur dhe se ka lënë pas periudhën e vështirë.

“Gjermania është një skuadër shumë e mirë. Vetë si kombëtare ata kanë mentalitetin që ringrihen gjithmonë pas vështirësive. Gjermanët janë gjithmonë prezent kur kombëtarja ka nevojë dhe sakrifikojnë shumë. Mendoj se finalja e Europianit mund të jetë Gjermani-Francë”.

Më tej Mbappe, foli për transferimin te Real Madrid duke theksuar sërish se madrilenët ishin ëndrra e tij më e madhe.

Të ngjashme