Kylian Mbappe ka pohuar se më e mira ende nuk ka ardhur nga Paris Saint-Germaini që të mërkurën mbrëma mposhti Bayern Munichun 3 me 0 në Ligën e Kampionëve.
Me fitoren e mbrëmshme, PSG ka një seri prej 37 ndeshjeve pa humbje në stadiumin Parku i Princave.
“Tregimi është veç fillimi. E dinim se duhej të luanim mirë ndaj një ekipi të madh. E arritëm këtë”, ka thënë Mbappe për Canal+.
“Pritjet janë të mëdha, gjë që është normale pas transferimeve tona. Ishte performancë e kompletuar dhe tani jemi të përqendruar për ndeshjen e së shtunës. Jemi këtu për të fituar çdo ndeshje”.