Për pjesën më të madhe të grave, pastrimi i shtëpisë është puna që merr kohën më të madhe të ditës dhe të gjitha duan ti mbarojnë sa më shpejt.
Ekspertët kanë menduar për to dhe kanë zbuluar se po harxhojnë shumë kohë në fshirjen e tapetave apo të pluhurave.
Kështu, një udhëzues i ri nga Instituti ‘Good Housekeeping’ rekomandon kufizimin e punëve në vetëm 30 minuta në ditë.
Ja disa këshilla për ta realizuar:
Vendosni kohëmatësin për 30 minuta dhe bëni sa më shumë punë në aq kohë.
Pastroni dhomat duke i bërë punët një nga një.
Mbani një listë të ushqimeve në telefonin tuaj dhe merrni cfarë ju nevojitet gjatë pazarit.
Vendosni gazeta në fund të koshit, poshtë qeset që të shmangni derdhjen e detergjentëve apo pijeve që janë hedhur.
Pasi spërkatni tualetin me detergjent pastrues, lëreni për 10 minuta pa e prekur që të ketë efekt më të mirë.
Mbani fletët brenda dosjeve të tyre të përshtatshme pasi lironi hapësirë dhe keni më pak vështirësi për t’i gjetur.
Vendosni corape pak të lagur në dorë dhe përdoreni për të pastruar pluhurat.
Lani pajisjet e frigoriferëve apo ventilatorëve në pjatalarëse.
Nëse zvogëloni shpejtësinë e rrotullimit të rrobave gjatë larjes në lavatriçe, do të zvogëloni mundësitë e rrudhave, gjë që e bën hekurosjen më të lehtë.