Lewis Hamilton më në fund ka nënshkruar kontratë të re me Mercedesin, e cila vlerësohet të jetë rreth 45.5 milionë euro.
Britaniku, i cili ishte pa kontratë që nga 1 janari, është lidhur me skuderinë e njohur edhe për një vit.
Në marrëveshjen e re është përfshirë edhe një donacion bamirës që do të ndihmojë në rritjen e diversitetit në Formula 1.
(Foto: Instagram/lewishamilton)
Ky do të jetë sezoni 15-të i Hamilton në Formula 1, në të cilin do ta kërkojë titullin e tetë rekord për ta tejkaluar legjendën Michael Schumacher, me të cilin aktualisht ka numër të barabartë titujsh (nga shtatë).
36-vjeçari tashmë e mban rekordin për më së shumti fitore (95), startime nga vendi i parë – ‘pole position’ (98) dhe pjesëmarrje në podium (165).