Në Shqipëri kanë mbërritur edhe 20.000 doza të vaksinës AstraZeneca, falë mbështetjes së qeverisë kroate.
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sasi të tjera do të vijojnë, teksa deri më tani kanë mbërritur në total 1.699.410 vaksina.
Më tej, Manastirliu shkruan se për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari do të vazhdohet përpara me planin kombëtar të vaksinimit.
“20.000 doza vaksine AstraZeneca sapo kanë mbërritur në Shqipëri, falë mbështetjes së qeverisë kroate. Me 1,699,410 vaksina antiCOVID që kanë mbërritur deri tani dhe sasi të tjera që do të vijnë, jemi të vendosur të çojmë përpara planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të çdo qytetari”, tha ajo, njofton Telegrafi.