Enver Xhokli dhe Fidan Gashi, dy nga të lënduarit rëndë nga shpërthimi i bombolës së gazit në një restorant në Ferizaj, kanë mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ” Adem Jashari”, ku nga ora 14:45, do të nisen për në Grac të Austrisë për shërim, raporton Ekonomia Online.
Në Aeroport për t’i përcjellë ata kanë qenë edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe Ambasadori i Austrisë në Kosovë, Christoph Weidinger.