Mbërrijnë në gjykatë policët e arrestuar në Vërmicë

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në Gjykatën Themelore në Prishtinë disa prej policëve të arrestuar gjatë operacionit “Pika 2” në pikë kalimin kufitar në Vërmicë gjatë së premtes.

IPK tha se nga realizimi i veprimeve hetimore nga hetuesit e tij ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit në këtë rast janë të involvuar në veprimtari kriminale të veprës penale të ‘marrjes së ryshfetit’ dhe ‘keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar’ .

Si pjesë e procedurave administrative nga IPK është dhënë edhe rekomandimi për suspendim nga detyrat e punës për zyrtarët tashmë të arrestuar.

Në pikën kufitare në Vërmicë janë arrestuar 26 zyrtarë policorë, prej tyre dy rreshterë policorë dhe 24 zyrtarë policorë.

Të ngjashme