Në orët e vona të mbrëmjes, ka aterruar në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, Lordi George Robertson, i cili do të marrë pjesë në manifestimin për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Gjatë luftës në Kosovë, Robertson ishte ministër i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa mënjeherë pas luftës, sekretar i Përgjithshëm i NATO-s.
Atë e ka pritur zv.kryeministrja dhe ministre e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla.
“Lordi Robertson është një mik i shquar i Kosovës dhe kontributi i tij në çlirimin e vendit tonë i pazëvendësueshëm”, ka shkruar ajo.
“Bashkë me të dhe miq të shumtë ndërkombëtarë po e shënojmë gjatë këtyre dy ditëve me aktivitete të ndryshme 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës”.