Një mbështetës i presidentit amerikan, Donald Trump, ka sulmuar një kameraman të BBC-së në një tubim në El Paso të Teksasit.
Kameramani Ron Skeans u sulmua nga një person që bartte një kapelë me sloganin Trumpit” Do ta bëjmë Amerikën sërish të Madhe”.
Trump e pa sulmin dhe konfirmoi se Skeans ishte mirë pas kësaj ngjarjeje.
Presidenti amerikan ka pasur një marrëdhënie të keqe me mediat që nga fillimi i kohës së tij në detyrë.
Ai ka pretenduar se gazetarët janë “armiku i popullit” dhe kanë plasuar “lajme të rreme”.