Mbesin pa ujë të pijshëm dy fshatra të Skenderajt

Prishtinë | 22 Nën 2021 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Fshati Polac dhe Kryshefc të Skenderajt kanë mbetur pa ujë të pijshëm që nga mbrëmë rreth orës 22:00.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se arsyeja e ndërprerjes së furnizimit me ujë në këto dy fshatra është bërë për shkak të shpërthimit të një gyp të ujësjellësit.

KRU “Mitrovica” ka bërë të ditur se furnizimi me ujë pritet të rinisë sot.

“Sot, ekipi i mirëmbajtjes do të punojë në sanimin e gypit furnizues dhe parashihet që gjatë ditës të sanohet rrjedhja dhe të rinisë furnizimi me ujë të pijes për këto dy fshatra”, thuhet në njoftimin e ujësjellësit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme