Mbi 1.400 civilë ukrainas janë vrarë deri më tash

Prishtinë | 04 Pri 2022 | 08:57 | Nga Ekonomia Online

Që nga nisja e pushtimit rus deri të dielën (3 prill), në Ukrainë janë vrarë 1.417 civilë, ka njoftuar të hënën Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Nga ata, të paktën 121 janë fëmijë, derisa 2.038 civilë janë plagosur, raportoi CNN-i.

“Shumica e viktimave u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave me shumë lëshime dhe sulmet me raketa ajrore”, thuhet në njoftimin e Zyrës së OKB-së.

Shumica e vrasjeve ndodhën në pjesë të kontrolluara nga forcat ukrainase. Një pjesë e madhe e viktimave u regjistrua në rajonet separatiste Donetsk e Luhansk.

Zyra e OKB-së deklaroi se numri i civilëve të vrarë mund të jetë shumë më i lartë.

Të ngjashme