Mbi 1 mijë e 400 vende të lira pune në “superpuna”, Murati thotë se ka paga deri në 1 mijë euro

Prishtinë | 25 Shk 2023 | 13:07 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se deri tash janë shpallur 1 mijë e 413 pozita të lira pune në platformën “superpuna”, krijuar nga Qeveria e Kosovës.

Murati tha se paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, derisa shtoi se ka paga që shkojnë edhe deri në 1 mijë euro, raporton Express.

“Aktualisht në superpuna janë 1,413 pozita të lira pune për të rinjtë 18-25 vjeç. Paga mesatare e këtyre pozitave është 358 euro, që nënkupton se shumica e bizneseve po shtojnë pagën mbi subvencionin e Qeverisë, por ka paga që shkojnë edhe deri në 1,000 euro”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme