Edhe pse trendi i ikjes së të rinjëve nga Kosova është rritur dukshëm, ka prej atyre që kanë kërkuar që të kenë një nënshtetësi kosovare.
Vetëm vitin e kaluar kërkesën për nënshtetësi të Kosovës e kanë bërë 1 mijë e 100 persona.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë Liridon Neziri, nga Departamenti për Shtetësi, Azil dhe Migracion, i cili i ka thënë Radio Kosovës se kërkesat për shtetësi të Kosovës kryesisht janë për bashkim familjar.
“Minimumi i qëndrimit në territorin e Republikës së Kosovës për të marrë shtetësinë në bazë të qëndrimit, është 10 vjet”, tha Neziri.
Ai ka thënë se janë vetëm 11 persona që posedojnë statusin pa shtetësi.
“Një person pa shtetësi konsiderohet ai person i cili nuk konsiderohet shtetas sipas legjislacionit të atij vendi. Fatmirësisht nuk kemi shumë kërkesa, i kemi 11 kërkesa që iu është njohur statusi i personit pa shtetësi”, tha Neziri.