Suedia ka regjistruar një tjetër ditë me shumë raste pozitive me Coronavirus. Të premten, autoritetet e këtij shteti njoftuan se ishin 1056 raste, duke e shënuar ditën e tretë rresht me më shumë se 1000 të infektuar.
Përderisa të mërkurën shifra prej 2214 rastesh u shpjegua si “telash në rezultate”, të enjten u regjistruan 1084 raste. Shefi i agjencisë së shëndetësisë publike në Suedi, Anders Tegnell, kishte thënë se rritja e rasteve të reja ishte kryesisht te të rinjtë suedezë.
Suedia deri tash ka regjistruar 42939 rase me koronavirus dhe 4639 vdekje, me 77 të regjistruara të premten.
Përballja e Suedisë me koronavirusin është përshkruar si “e butë” me dyqanet, palestrat e restorantet që kanë qenë të hapura vazhdimisht e me kërkesën e vetme ndaj publikut që të shmangë udhëtimin veçse nëse është i domosdoshëm.