Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Belgjikë ka kaluar shifrën prej 10 mijë viktimave pasi në 24 orët e fundit atje u regjistruan edhe 14 vdekje të reja.
Belgjika e cila ka popullsi prej 11.5 milionë banorë ka numrin më të madh të vdekjeve në botë sipas kryeqyteteve.
Numri i vogël i raste të infeksionit me COVID-19 në Belgjikë mund të jetë edhe si rezultate shumë qytetarë e kanë kaluar infeksionin duke qëndruar të vetizolim në shtëpit e tyre dhe këto raste nuk janë të regjistruara, thonë ekspertët shëndetësor.
Disa nga masat pritet që të lehtësohen si karantinimi 14 ditor do të bëhet në shtatë ditë dhe maskat nuk do të jenë obligative në hapësirat ku nuk ka shumë persona, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Që nga fillimi i pandemisë në Belgjikë janë konfirmuar 117 mijë raste pozitive me COVID-19.