Edicioni i pestë i festivalit të muzikës elektronike “Unum Festival” do të mbahet nga 6 deri më 11 qershor në plazhin “Rana e hedhun” në Shëngjin të Shqipërisë.
Për 6 ditë me radhë, mbi 100 artistë që do të performojnë 24 orë për adhuruesit e muzikës elektronike nga e gjithë bota.
Ardin Badivuku, njëri nga organizatorët i këtij eventi tregoi se përveç muzikës ky festival do të promovojë edhe turizmin dhe bukuritë e veriut të Shqipërisë.“Edhe këtë vit “Unum Festival” ka arritë ta mbajë primatin si një ndër destinacionet kryesore të festivaleve të Europës, duke sjellë artistët më të mëdhenj të muzikë elektronike.
‘Unum’-i, në vitin e pestë, ka arritë t’i bëjë bashkë shumë adhurues të muzikës elektronike nga e gjithë bota në Shëngjin të Shqipërisë, duke promovuar veriun e Shqipërisë dhe turizmin e saj me bukurinë e Ranës së Hedhun.
Edhe këtë vit presim një pjesëmarrje masive nga e gjithë bota: Franca, Zvicra, Gjermania, Anglia, Rumunia, etj” – tha Badivuku për KALLXO.com.
Disa prej artistëve që do të marrin pjesë janë: Chris Stussy, Shimza, Priku, Anfisa Letyago,Aman Umber, Cabbane etj dhe ndahen gjithsej në tri skenat e famshme; Main, Pine dhe Beach.“Investimet edhe këtë vit kanë qenë të mëdha duke përfshirë sigurinë, kujdesin ndaj mjedisit madje janë krijuar edhe pako për turistë duke ofruar akomodime të përshtatshme duke pasë parasysh numrin e madh të pjesëmarrësve ku vitin e kaluar ishin më shumë se 20.000 nga e gjithë bota” – shtoi tutje Badivuku.