Policia e Romës ka arrestuar një 30-vjeçar shqiptar me akuzën e zotërimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen e tyre. Bëhet fjalë për plot 100 kilogramë hashash, 40 kilogramë marijuanë dhe 3.5 kilogramë kokainë që iu gjetën në banesë.
Policët e kanë pikasur shqiptarin teksa përpiqej të fshihte një çantë në bagazhin e motorit dhe provoi të largohej me shpejtësi sapo vuri re praninë e tyre.
I bllokuar pas një ndjekjeje të shkurtër, atij iu gjetën 6 kilogramë hashash dhe disa tufa çelësash. Në banesë më pas iu gjet edhe sasia e madhe e drogës, raporton Lapsi.al, transmeton Klan Kosova.
Shqiptari i arrestuar tashmë gjendet në burgun Regina Coeli, në pritje të procesit hetimor.