Mbi 100 mijë të infektuar me Coronavirus në Gjermani

Prishtinë | 08 Pri 2020 | 11:26 | Nga Ekonomia Online

Pas 4 003 infeksioneve të reja, Gjermania tani ka 103.222 raste të konfirmuara me Coronavirus, sipas të dhënave nga Instituti “Robert Koch” për sëmundje infektive.

Numri i vdekjeve atje është 1,861.

Shumë ekspertë kanë sugjeruar që niveli relativisht i ulët i vdekjeve në Gjermani mund të jetë sepse vendi ka përparuar në testime.

Gjermania po kryen rreth 350,000 teste të Coronavirusit në javë, shumë më tepër se çdo vend tjetër evropian, raporton BBC.

Të tjerët kanë treguar faktin se mesatarisht, shumica e të infektuarve ishin më të rinj se në shumë vende të tjera.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme