Mbi 100 njerëz u vranë në Gaza në natën e së dielës

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 16:36 | Nga Ekonomia Online

Më shumë se 100 persona janë vrarë në Gaza, natën e së dielës, duke u bërë kështu njëra nga netët më vdekjeprurëse të luftës, sipas zyrtarëve të vendit.

Të paktën 70 persona u vranë në një sulm ajror izraelit që synonte Maghazin në Gaza qendrore, tha zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Ashraf Al-Qudra.

Ndërsa mjekët thanë se 23 persona tjerë u vranë si pasojë e një sulmi ajror izraelit në Khan Younis në Gazën jugore, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Tetë persona u vranë ndërsa avionët dhe tanket izraelite kryen dhjetëra sulme ajrore në shtëpi dhe rrugë në al-Bureij dhe al-Nusseirat aty pranë, thanë zyrtarët shëndetësorë.

Në mesin e viktimave të kësaj nate ka shumë fëmijë dhe gra, sikurse edhe në numrin total të palestinezëve të vrarë, numër ky që ka shkuar mbi 20 mijë e 600.

Të ngjashme