Jcoders Academy dhe IOM me financimin e Ambasadës së Britanisë lansuan sot projektin “Tech Heros”.
Mbi 100 nxënës nga nëntë komuna të Kosovës nga të gjitha komunitetet ishin pjesë e lansimit të këtij projekti, njofton Klan Kosova.
Ky projekt ka për qëllim që të rinjtë të mësojnë më shumë rreth teknologjisë.
Ata do të ndahen në grupe dhe do të shfaqin idetë e tyre për zgjidhje të probleme të ndryshme.
“Qëllimin e kemi të ju ndihmojmë dhe të bëjmë organizimin në grupe. Do të ketë trajnim dhe pas trajnimit do të bëhen projektet”, tha Arta Sheshu njëra nga organizatoret.
Ky projekt do te zgjasë deri në fund të muajit mars, kur edhe do të përzgjidhen fituesit.